Publikuar më: 21/06/2023
DPT: Biznesi Fason, skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të punonjësve, mes të cilëve edhe shtetas Italian


Shoqëri, që operojnë në sektorin Fason hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punëmarrësve
Administrata Tatimore është e angazhuar në misionin e saj për të evidentuar dhe dokumentuar raste të tjera të këtyre shmangieve, me qëllim mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe mbrojtjen e individëve të punësuar. Inkurajojmë çdo të punësuar në Republikën e Shqipërisë të denoncojë pranë DPT rastet e mospagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga ana e punëdhënësit si e drejtë ligjore që çdo qytetar ka për të siguruar pension në të ardhmen dhe shërbime shëndetësore falas.
