Entitete

Entitete

Personat juridikë – tatimpagues

Për qëllime tatimore person juridik tatimpagues është çdo shoqëri apo çdo strukturë e organizimeve të korporuara apo të jokorporuara, i regjistruar sipas ligjit shqiptar, pavarësisht formës apo natyrës fitimprurëse ose jofitimprurëse.

 

Në këtë kategori përfshihen:

  • Shoqëritë tregtare, të themeluara dhe të regjistruara sipas Kodit Civil dhe ligjit për shoqëritë tregtare;
  • Organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse, që ushtrojnë veprimtari ekonomike;
  • Entet publike që realizojnë të ardhura të tatueshme;
  • Partneritete, bashkime ndërmarrjesh, traste apo struktura të tjera juridike të ngjashme;
  • Çdo shoqëri ose organizim tjetër i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), me ose pa qëllim fitimi.

 

Për t’u konsideruar tatimpagues, entiteti duhet të:

  • Jetë i regjistruar në QKB;
  • Ushtrojë një veprimtari ekonomike të vazhdueshme ose të përkohshme, si tregti, prodhim, shërbime, etj.;
  • Ketë detyrime tatimore në përputhje me natyrën e veprimtarisë dhe të ardhurat që realizon.

 

Çdo person juridik tatimpagues është i detyruar të përmbushë detyrimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.