Publikuar më: 14/10/2025
Korigjimi i deklaratës
Në rast se një individ ka dorëzuar një deklaratë tatimore dhe gjatë plotësimit të saj ka bërë gabime materiale, ai ka të drejtë të korrigjojë këtë deklaratë.
Individi duhet të plotësojë një deklaratë të re, ku vendos shenjën “X” në kutinë përkatëse që tregon se bëhet fjalë për një deklaratë korrigjuese. Korgjimi i deklaratës është vjetor dhe mund të bëhet brenda tre viteve nga data e dorëzimit të deklaratës së parë.
Brenda këtij afati prej tre vitesh, individi mund të bëjë korrigjimin e deklaratës në një numër të pakufizuar rastesh, duke paguar detyrimin tatimor të rezultuar nga korrigjimi dhe interesat dhe kamatvonesat përkatëse sipas ligjit.
Individi nuk mund të korrigjojë një deklaratë të kontrolluar më parë nga administrata tatimore ose korrigjimi i deklaratës së kontrolluar bëhet kur rezulton detyrim tatimor në rritje.
