Publikuar më: 14/10/2025
Kthimi i tatimit të paguar tepër
Eleminimi i taksimit të dyfishtë
Çdo sistem tatimor është unik dhe njëkohësisht një kolonë e rëndësishme e legjislacionit të shtetit përkatës. Për pasojë, dy ose më shumë shtete mund të tatojnë të njëjtën të ardhur që lind nga transaksione midis tyre. Për të shmangur këtë situatë, që mund të sjellë tatim të një të ardhure dy herë, shtetet lidhin marrëveshje ndërkombëtare që njihen me emërtimin: Marrëveshjet e eliminimit të tatimit të dyfishtë dhe parandalimit të evazionit (METD). METD shmangin tatimin e dyfishtë nëpërmjet dy mënyrave kryesore: (1) duke ia caktuar të drejtat taksuese ekskluzivisht vetëm një shteti (mënyra e përjashtimit), ose (2) duke ofruar mekanizma ku të dyja shtetet nënshkruese kanë të drejta tatimi (mënyra e kreditimit).
