Publikuar më: 14/10/2025

Ankimimi

Nëse individi nuk është dakord me vendimet e administratës tatimore, ai ka të drejtë të ankimojë ato. Procedurat e ankimimit janë të përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe përfshijnë:

  • Paraqitjen e ankesës pranë autoritetit tatimor të nivelit të dytë, Drejtorisë Apelimit Tatimor
  • Nëse individi nuk është i kënaqur me vendimin e autoritetit tatimor të nivelit të dytë, ai mund të ankimojë pranë autoritetit tatimor të nivelit të tretë,
  • Nëse ende nuk është i kënaqur, individi mund të paraqesë ankesë pranë gjykatës kompetente.

Afatet dhe procedurat e detajuara për ankimim janë të përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe aktet nënligjore zbatuese.