Publikuar më: 14/10/2025

Certifikata e Rezidencës

Tatimpaguesit mund të kërkojnë një certifikatë të rezidencës tatimore për të dëshmuar statusin e tyre si rezident në Republikën e Shqipërisë. Kjo certifikatë është e nevojshme për të aplikuar për përfitime tatimore ndërkombëtare, siç janë reduktimet e tatimit në burim ose përjashtimet nga tatimi, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë.