Publikuar më: 14/10/2025
Ndryshim të dhënash
Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe në administratën tatimore, për personin fizik tatimpagues.
Shembuj të ndryshimeve:
- Ndryshimi i adresës ose vendit të ushtrimit të aktivitetit,
- Ndryshimi i numrit të telefonit, email-it,
- Ndryshimi i veprimtarisë (shtimi, heqja ose modifikimi i llojit të aktivitetit),
- Ndryshimi i përgjegjësisë së tatimit (p.sh. kalimi nga tatimi në burim në tatim mbi fitimin),
- Ndryshimi i statusit të punësimit (përfshirja e punonjësve),
- Ndryshimi i bankës ku kryhen pagesat tatimore,
Sipas ligjit, tatimpaguesi është i detyruar të njoftojë brenda 15 ditëve nga ndryshimi i çdo të dhëne që ka efekt në regjistrimin tatimor.
