Publikuar më: 14/10/2025

Lëshimi i faturave

Për çdo shitje ose shërbim të kryer.

Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 87/2019datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar (në vijim ligji për fiskalizimin), çdo person fizik që ushtron veprimtari ekonomike dhe është i regjistruar si tatimpagues duhet të lëshojë fatura tatimore të fiskalizuar për çdo furnizim të mallrave apo shërbimeve.

Në rast se furnizimi është me detyrimin e TVSH-së, lëshohet një faturë me TVSH, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Përveç detyrimit të lëshimit të faturave për çdo furnizim të mallrave ose ofrimit të shërbimeve, tatimpaguesit, persona fizikë, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, detyrohen të lëshojnë faturë si pranues të mallrave apo shërbimeve të furnizuara kur kjo parashikohet shprehimisht në ligj (Neni 7 “Rregulla të veçanta për lëshimin e faturës”, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr. 87/2019datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar).