Publikuar më: 14/10/2025

OJF-të

Organiztatat Jo-Fitimprurëse (OJF-të) janë subjekte juridike të themeluara sipas Ligjit nr. 8788/2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, që:

  • Nuk kanë qëllim fitimi ekonomik;
  • Ushtrojnë veprimtari në interes të përgjithshëm ose për një grup të caktuar shoqëror (social, kulturor, mjedisor, arsimor, etj.);
  • Financohen nga donacione, projekte, fonde publike ose të ardhura nga veprimtari dytësore.

 

Edhe pse nuk janë biznese, OJQ-të mund të kenë detyrime tatimore, sipas aktiviteteve që ushtrojnë.

Per shembull: Kur OJF-të paguajnë për shërbime, qira, të ardhura të tjera ndaj individëve apo bizneseve kanë përgjegjësi për tatimin e mbajtur në burim; Kur OJF-të ofrojnë shërbime/mallra me pagesë/ushtrojnë veprimtari me qëllim fitimi ekonomik dhe kalojnë kufirin vjetor të regjistrimit për TVSH kanë përgjegjësi për tatimin e mbi vlerën e shtuar; Kur punësojnë OJF-të staf me kontratë pune kanë përgjegjësi për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sipas ligjit. OJF-të nuk i nënshtrohen përgjegjësisë për tatimin mbi të ardhurat e korporatave, përveçse nëse realizojnë të ardhura nga veprimtari ekonomike të ngjashme me subjektet tregtare