Publikuar më: 14/10/2025

Llojet e tatimeve

Personat juridikë (shoqëritë tregtare, OJF-të, entet publike, etj.) janë subjekt i një sërë tatimesh dhe detyrimesh, sipas veprimtarisë që ushtrojnë dhe qarkullimit vjetor që realizojnë.

 

  • Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës

Tatim i drejtpërdrejtë që paguhet nga subjektet juridike mbi fitimin neto vjetor.

Çdo entitet i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat e korporatave, ku përfshihen kryesisht:

  1. a) shoqëritë kolektive;
  2. b) shoqëritë komandite;
  3. c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar;

ç) shoqëritë aksionare; dhe

  1. d) çdo entitet tjetër, përfshirë entitetet jorezidente, që nuk parashikohen në shkronjat “a” deri “d”, përfshirë edhe entitetet që i nënshtrohen një regjimi të veçantë tatimor.

 

Norma e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është 15%. Përjashtimisht, norma tatimore për dividendët është 8%, pa zbritur asnjë kosto. Çdo entitet me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

 

Entitetet që paguajnë “Tatimi mbi të ardhurat e korporatës” gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore këstet tremujore të tatimit mbi fitimin brenda:

  1. datës 31 mars për muajt janar, shkurt dhe mars;
  2. datës 30 qershor për muajt prill, maj dhe qershor;
  3. datës 30 shtator për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe
  4. datës 31 dhjetor për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

 

Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji, sipas përcaktimeve të ligjit.

 

Përllogaritja e fitimit/tatimit:

Fitimi = Të ardhura – Shpenzime të njohura

Tatimi = Norma e tatimit % x Fitimi neto

 

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)

 

Aplikohet për mallrat dhe shërbimet brenda vendit dhe importet.

 

Norma standarde: 20%.

 

Regjistrimi: Detyrues për qarkullim mbi 10 mln lekë; vullnetar për më pak me miratim.

 

Deklarimi: Çdo muaj në platformën e-Filing.

 

  • Tatimi në Burim

Aplikohet për pagesa të tilla si qira, shërbime të kyrera ndaj personave të paregjistruar, konsulencë jorezidente, dividentë.

Normat: 15% (për shumicën), 8% për dividendë, për pagesa ndaj jorezidentëve (sipas marrëveshjeve në fuqi).

Deklarimi: Muaji pas pagesës, me formularin përkatës.

 

  • Kontributet për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore

Për punonjës dhe vetëpunësuar në personin juridik tatimpagues.

Përqindjet: Punëdhënësi ~15%, Punonjësi ~11.2%.

Deklarimi: Çdo muaj përmes Deklaratës së pagesave për Kontributet Shoqërore e Shëndetësore.

 

  • Tatimet Lokale

Përfshijnë taksa mbi ndërtesa, truall, reklama, pastrim, ndriçim etj.

Vendosen nga bashkia ku subjekti operon.

Deklarimi dhe pagesa: Sipas rregulloreve vendore, zakonisht vjetore.

 

  • Taksat Kombëtare dhe Aksizat

Për produkte specifike si karburante, alkool, cigare, mallra luksi etj.

Paguhet në momentin e importit ose prodhimit.