Publikuar më: 14/10/2025
Plotësimi i deklaratave
Deklaratat plotësohen bazuar në parimet e vetëvlerësimit/vetëdeklarimit dhe të përmbushjes vullnetare të detyrimit tatimor nga subjekti ose përfaqësuesi fiskal/kontabilist.
Rregullat bazë:
- Të dhënat të jenë të sakta dhe të verifikueshme;
- Të përputhen me pasqyrat financiare;
- Të përdoren vlerat në lekë, të rrumbullakosura;
- Të respektohen afatet dhe strukturat e formës së deklaratës;
Gabimet në deklarim mund të:
- Ndreqen përmes deklaratave korrigjuese;
- Sjellin gjoba dhe interesa, nëse janë me dashje apo vonesë.
