Publikuar më: 17/06/2025
Jo Rezident
Individ jorezident, për qëllime tatimore, është një person që nuk përmbush asnjë nga kushtet që e bëjnë një person rezident tatimor.
Konkretisht, një person është jorezident nëse:
- Nuk ka shtëpi të qëndrueshme në Shqipëri;
- Qëndron më pak se 183 ditë në Shqipëri gjatë vitit;
- Nuk ka qendrën e jetës apo interesave ekonomike në Shqipëri;
- Nuk ka një biznes ose zyrë ku ushtron aktivitet në Shqipëri;
- Jeton dhe punon jashtë Shqipërisë, pa qenë funksionar i shtetit shqiptar.
Detyrimi për të paguar
Një individ jorezident është subjekt tatimi vetëm për të ardhurat që burojnë nga burime brenda Shqipërisë. Këto përfshijnë, ndër të tjera:
- Paga për punë të bërë në Shqipëri;
- Qiraja e pronave të ndodhura në Shqipëri;
- Interesat dhe dividendët e paguar nga subjekte shqiptare;
- Fitime nga pasuri të paluajtshme në territorin shqiptar;
- Honorare dhe shërbime të kryera në Shqipëri;
- Fitime nga lojëra fati, trashëgimi apo dhurata me burim në Shqipëri.
