Publikuar më: 01/07/2025

Shoqëritë tregtare

Shoqëritë tregtare janë persona juridikë të krijuar për të ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim fitimi, sipas Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar. Këto shoqëri regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe bëhen subjekt i detyrimeve tatimore pas regjistrimit.

 

Format kryesore të shoqërive tregtare në Shqipëri, janë:

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SH.P.K Kapital minimal: 100 lekë. Ortakët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet.
Shoqëri aksionare SH.A Kapital minimal: 3,500,000 lekë. Aksionarët përgjigjen vetëm me aksionet e tyre.
Shoqëri kolektive SH.K Ortakët përgjigjen personalisht dhe solidar për detyrimet.
Shoqëri komandite SH.Kom. Ka ortakë aktivë (me përgjegjësi të plotë) dhe komanditë (vetëm me kapitalin e tyre).