Publikuar më: 03/07/2025

Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe në administratën tatimore, për personin juridik tatimpagues.

Shembuj të ndryshimeve:

  • Ndryshimi i adresës ose vendit të ushtrimit të aktivitetit,
  • Ndryshimi i numrit të telefonit, email-it,
  • Ndryshimi i objektit të veprimtarisë (shtimi, heqja ose modifikimi i llojit të aktivitetit),
  • Ndryshimi i përgjegjësisë së tatimit (p.sh. kalimi nga tatimi në burim në tatim mbi të ardhurat e korporatës),
  • Ndryshim i formës ligjore (nga SHPK në SHA, etj.);
  • Ndryshimi i statusit të punësimit (përfshirja e punonjësve),
  • Ndryshimi i bankës ku kryhen pagesat tatimore,

Sipas ligjit, tatimpaguesi është i detyruar të njoftojë brenda 15 ditëve nga ndryshimi i çdo të dhëne që ka efekt në regjistrimin tatimor.