Publikuar më: 03/07/2025

Individi i vetëpunësuar

Për qëllime tatimore, individ i vetëpunësuar është çdo person fizik i angazhuar në furnizimin e çdo lloj shërbimi apo i angazhuar në veprimtari të tjera profesionale, të ndryshme nga veprimtaria tregtare.

  • Nuk është i punësuar nga një subjekt tjetër,
  • Ushtron një veprimtari të tjera profesionale në mënyrë të pavarur, të ndryshme nga veprimtaria tregtare (profesion i lirë, artizanat, IT, mjekësi, konsulencë, etj.),
  • Është i regjistruar me NIPT në tatime si “person fizik”.

 

Kujdes!!!

  • Nëse 80% e të ardhurave i merr nga 1 klient, ose 90% nga ≤3 klientë, tatimi llogaritet si i punësuar, jo si i vetëpunësuar.
  • Në këtë rast, norma e tatimit ndryshon: 13% – 23%, si për pagat.