Publikuar më: 14/10/2025

Çregjistrim

Çregjistrimi është procedura ligjore me anë të së cilës personi fizik çregjistrohet zyrtarisht nga regjistri i tatimpaguesve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe administratën tatimore, duke ndalur aktivitetin e tij ekonomik.

 

Çregjistrimi bëhet:

  • Kur personi fizik vendos të ndërpresë përfundimisht aktivitetin ekonomik dhe nuk ka ndërmend ta rifillojë më.
  • Kur personi fizik ka mbaruar aktivitetin dhe nuk kryen më veprimtari ekonomike.
  • Në rast mbylljeje të biznesit, tërheqjeje ose vdekjeje.
  • Kur përmbushen kushtet ligjore për ndalimin e veprimtarisë dhe kërkohet çregjistrimi.

 

Hapat kryesorë:

  1. Paraqitja e kërkesës për çregjistrim në QKB

Kërkesa mund të dorëzohet online ose në sportelin e QKB-së, duke plotësuar formularin përkatës.

  1. Dorëzimi i dokumenteve mbështetëse

Mund të kërkohen dokumente që provojnë ndërprerjen përfundimtare të aktivitetit (p.sh., deklarata, dokumente tatimore).

  1. Njoftimi i administratës tatimore për çregjistrimin, në mënyrë që të përfundojnë përllogaritja dhe shlyerja e detyrimeve tatimore.
  2. Verifikimi i detyrimeve tatimore të papaguara

Para çregjistrimit, personi fizik duhet të ketë përmbushur të gjitha detyrimet tatimore.

  1. Fshirja zyrtare nga regjistri dhe marrja e një certifikate ose konfirmimi për çregjistrim.

 

Nga momenti i çregjistrimit:

  • Personi fizik nuk mund të ushtrojë më aktivitetin ekonomik pa u regjistruar sërish.
  • Ndalohen të gjitha deklarimet dhe nuk ka detyrime të reja tatimore për periudhën pas çregjistrimit.
  • Detyrimet e papaguara mbeten për t’u paguar edhe pas çregjistrimit.

 

Nëse pas çregjistrimit personi fizik dëshiron të rifillojë aktivitetin, duhet të bëjë një regjistrim të ri në QKB dhe orgamet tatimore, si fillim i ri i aktivitetit.