Publikuar më: 14/10/2025

Deklarimi dhe pagesa

Personat juridikë në Shqipëri kanë detyrimin të deklarojnë dhe paguajnë rregullisht tatimet që u takojnë, sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

 

Çfarë duhet të deklarojnë? (Tatimi) Afatet kryesore të deklarimit
1 Tatimi mbi të ardhurat e korporatës (vjetor + këste tremujore) Deri më 31 mars çdo vit + këstet paraprake tremujore të fitimit deri më 30 të çdo tremujori
2 TVSH-ja (çdo muaj, nëse aplikohet) Deri më 14 të muajit pasardhës
3 Tatimi në burim (mujor, sipas pagesave, nëse aplikohet) Deri më 20 të muajit pasardhës
4 Kontributet shoqërore e shëndetësore (çdo muaj për punonjësit) Deri më 20 të muajit pasardhës
5 Tatimet lokale, sipas rregullave të bashkisë

 

Pagesat e detyrimeve tatimore bëhen:

Online përmes e-Filing;

Përmes llogarive bankare të autorizuara;

Me mandat pagesë në banka ose postë