Publikuar më: 14/10/2025
Forma e deklaratës
Deklaratat mund të jenë në formë:
- Elektronike (online) – përmes portalit e-filing të Administratës Tatimore (AT),
- Fizike (formular fizik) – në sportele tatimore (më pak të përdorur aktualisht).
Forma elektronike është e detyrueshme për shumicën e tatimpaguesve dhe ofron shpejtësi dhe siguri në dorëzim.
Administrata tatimore nxit veprimtarinë elektronike të tatimpaguesve në zbatimin e legjislacionit tatimor dhe bashkëpunimin me organet tatimore, sidomos të deklarimit dhe pagesës elektronike të detyrimit tatimor.
