Publikuar më: 17/06/2025

Jo Rezident

Individ jorezident, për qëllime tatimore, është një person që nuk përmbush asnjë nga kushtet që e bëjnë një person rezident tatimor.

Konkretisht, një person është jorezident nëse:

  1. Nuk ka shtëpi të qëndrueshme në Shqipëri;
  2. Qëndron më pak se 183 ditë në Shqipëri gjatë vitit;
  3. Nuk ka qendrën e jetës apo interesave ekonomike në Shqipëri;
  4. Nuk ka një biznes ose zyrë ku ushtron aktivitet në Shqipëri;
  5. Jeton dhe punon jashtë Shqipërisë, pa qenë funksionar i shtetit shqiptar.

 

Detyrimi për të paguar

Një individ jorezident është subjekt tatimi vetëm për të ardhurat që burojnë nga burime brenda Shqipërisë. Këto përfshijnë, ndër të tjera:

  1. Paga për punë të bërë në Shqipëri;
  2. Qiraja e pronave të ndodhura në Shqipëri;
  3. Interesat dhe dividendët e paguar nga subjekte shqiptare;
  4. Fitime nga pasuri të paluajtshme në territorin shqiptar;
  5. Honorare dhe shërbime të kryera në Shqipëri;
  6. Fitime nga lojëra fati, trashëgimi apo dhurata me burim në Shqipëri.