Publikuar më: 14/10/2025
Kalimi në pasiv
Kalimi në pasiv i personit fizik do të thotë ndërprerja e përkohshme ose përfundimtare (në rast të çregjistrimit) e aktivitetit ekonomik të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe administratës tatimore.
Në këtë fazë, personi fizik nuk ushtron më aktivitet të deklaruar dhe nuk ka detyrime të reja tatimore për periudhën pas kalimit në pasiv.
Kalimi në status pasiv i personit fizik bëhet me kërkese të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.
- Me kërkesë të subjektit – kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më shumë se 12 muaj ose pa afat.
- Nga Administrata Tatimore në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm.
- Për të gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për të dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi i deklaratave ndërpritet automatikisht).
Riaktivizimi i personit fizik bëhet në rastet kur:
- Kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit.
- Gjendet në punë nga strukturat e terrenit të Administratës Tatimore.
- Për rastet kur tatimpaguesi ushtron aktivitet edhe pse është në status “Pasiv” ai penalizohet nga Administrata Tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
