Publikuar më: 14/10/2025
Llojet e tatimeve
Personat juridikë (shoqëritë tregtare, OJF-të, entet publike, etj.) janë subjekt i një sërë tatimesh dhe detyrimesh, sipas veprimtarisë që ushtrojnë dhe qarkullimit vjetor që realizojnë.
- Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës
Tatim i drejtpërdrejtë që paguhet nga subjektet juridike mbi fitimin neto vjetor.
Çdo entitet i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat e korporatave, ku përfshihen kryesisht:
- a) shoqëritë kolektive;
- b) shoqëritë komandite;
- c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar;
ç) shoqëritë aksionare; dhe
- d) çdo entitet tjetër, përfshirë entitetet jorezidente, që nuk parashikohen në shkronjat “a” deri “d”, përfshirë edhe entitetet që i nënshtrohen një regjimi të veçantë tatimor.
Norma e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është 15%. Përjashtimisht, norma tatimore për dividendët është 8%, pa zbritur asnjë kosto. Çdo entitet me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.
Entitetet që paguajnë “Tatimi mbi të ardhurat e korporatës” gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore këstet tremujore të tatimit mbi fitimin brenda:
- datës 31 mars për muajt janar, shkurt dhe mars;
- datës 30 qershor për muajt prill, maj dhe qershor;
- datës 30 shtator për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe
- datës 31 dhjetor për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji, sipas përcaktimeve të ligjit.
Përllogaritja e fitimit/tatimit:
Fitimi = Të ardhura – Shpenzime të njohura
Tatimi = Norma e tatimit % x Fitimi neto
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
Aplikohet për mallrat dhe shërbimet brenda vendit dhe importet.
Norma standarde: 20%.
Regjistrimi: Detyrues për qarkullim mbi 10 mln lekë; vullnetar për më pak me miratim.
Deklarimi: Çdo muaj në platformën e-Filing.
- Tatimi në Burim
Aplikohet për pagesa të tilla si qira, shërbime të kyrera ndaj personave të paregjistruar, konsulencë jorezidente, dividentë.
Normat: 15% (për shumicën), 8% për dividendë, për pagesa ndaj jorezidentëve (sipas marrëveshjeve në fuqi).
Deklarimi: Muaji pas pagesës, me formularin përkatës.
- Kontributet për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore
Për punonjës dhe vetëpunësuar në personin juridik tatimpagues.
Përqindjet: Punëdhënësi ~15%, Punonjësi ~11.2%.
Deklarimi: Çdo muaj përmes Deklaratës së pagesave për Kontributet Shoqërore e Shëndetësore.
- Tatimet Lokale
Përfshijnë taksa mbi ndërtesa, truall, reklama, pastrim, ndriçim etj.
Vendosen nga bashkia ku subjekti operon.
Deklarimi dhe pagesa: Sipas rregulloreve vendore, zakonisht vjetore.
- Taksat Kombëtare dhe Aksizat
Për produkte specifike si karburante, alkool, cigare, mallra luksi etj.
Paguhet në momentin e importit ose prodhimit.
