Publikuar më: 14/10/2025
Mbajtja e dokumentacionit
Si tatimpagues i tatimit mbi të ardhurat personale, ju jeni i detyruar të mbani dokumentacionin që provon saktësinë e të dhënave që deklaroni në deklaratën e të ardhurave. Ky është një detyrim ligjor i rëndësishëm për të garantuar transparencë dhe saktësi në përllogaritjen e tatimit.
Dokumentacioni që duhet të ruani përfshin:
- Faturat dhe kuponat e shitjes ose pagesave që kryeni dhe merrni për shërbimet apo aktivitetet që bëni;
- Dokumentet që provojnë të ardhurat tuaja, si p.sh. kontrata, listat e pagesave, llogaritë bankare, etj.;
- Dokumentet që lidhen me shpenzimet;
- Deklaratat tatimore dhe çdo dokument tjetër që keni dorëzuar ose marrë nga administrata tatimore;
- Dokumentacioni që vërteton zbritjet, kompensimet ose ndihmat që përfitoni, nëse është rasti.
Sipas ligjit tatimor, dokumentacionin duhet të ruani për një periudhë prej 5 vjetësh nga data e deklarimit tatimor, në mënyrë që ai të jetë i disponueshëm për kontrollin e mundshëm.
