Publikuar më: 14/10/2025
Mbajtja e dokumentacionit
Personat juridikë tatimpagues janë të detyruar të ruajnë dokumentacionin që justifikon të dhënat në deklarata për minimumi 5 vjet.
Dokumentet që duhen ruajtur:
- Faturat tatimore të shitjes dhe blerjes;
- Librat e shitjes dhe blerjes;
- Pasqyrat financiare vjetore;
- Kontratat, mandat-pagesat, librezat e pagave;
- Deklaratat e dorëzuara dhe provat e pagesave etj.
Dokumentacioni mund të jetë në format fizik ose elektronik, sipas kritereve të ruajtjes të përcaktuara nga DPT.
