Publikuar më: 03/07/2025
Ndryshimi i të dhënave
Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe në administratën tatimore, për personin juridik tatimpagues.
Shembuj të ndryshimeve:
- Ndryshimi i adresës ose vendit të ushtrimit të aktivitetit,
- Ndryshimi i numrit të telefonit, email-it,
- Ndryshimi i objektit të veprimtarisë (shtimi, heqja ose modifikimi i llojit të aktivitetit),
- Ndryshimi i përgjegjësisë së tatimit (p.sh. kalimi nga tatimi në burim në tatim mbi të ardhurat e korporatës),
- Ndryshim i formës ligjore (nga SHPK në SHA, etj.);
- Ndryshimi i statusit të punësimit (përfshirja e punonjësve),
- Ndryshimi i bankës ku kryhen pagesat tatimore,
Sipas ligjit, tatimpaguesi është i detyruar të njoftojë brenda 15 ditëve nga ndryshimi i çdo të dhëne që ka efekt në regjistrimin tatimor.
