Publikuar më: 14/10/2025

Plotësimi i deklaratave

Deklaratat plotësohen bazuar në parimet e vetëvlerësimit/vetëdeklarimit dhe të përmbushjes vullnetare të detyrimit tatimor nga subjekti ose përfaqësuesi fiskal/kontabilist.

 

Rregullat bazë:

  • Të dhënat të jenë të sakta dhe të verifikueshme;
  • Të përputhen me pasqyrat financiare;
  • Të përdoren vlerat në lekë, të rrumbullakosura;
  • Të respektohen afatet dhe strukturat e formës së deklaratës;

 

Gabimet në deklarim mund të:

  • Ndreqen përmes deklaratave korrigjuese;
  • Sjellin gjoba dhe interesa, nëse janë me dashje apo vonesë.