Publikuar më: 17/06/2025

Rezident

Individ rezident është çdo qytetar që përmbush njërin nga kushtet e mëposhtme gjatë një viti tatimor në Republikën e Shqipërisë:

  1. Ka një vendbanim të qëndrueshëm në Shqipëri;
  2. Qëndron fizikisht në Shqipëri për 183 ditë ose më shumë gjatë vitit tatimor (ditët e hyrjes dhe daljes llogariten);
  3. Është shtetas shqiptar që punon jashtë vendit si punonjës apo funksionar zyrtar i shtetit shqiptar;
  4. Zhvillon aktivitet ekonomik në Shqipëri përmes një dyqani, zyre, fabrike apo tjetër vend pune, ose ka vendbanim të zakonshëm në Shqipëri, përveç rasteve kur ka banesë të përhershme jashtë dhe asnjë banesë të tillë në Shqipëri;
  5. Ka qendrën e interesave jetësore në Shqipëri, pra lidhje personale apo ekonomike më të forta me Shqipërinë sesa me ndonjë vend tjetër.

 

Detyrimi për të paguar

Çdo individ rezident në Shqipëri ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë tatim mbi të gjitha të ardhurat e tij, pavarësisht nëse këto të ardhura janë realizuar brenda ose jashtë Shqipërisë.

Pra, çdo individ rezident tatohet për të ardhurat nga paga, biznesi, qiratë, interesat bankare, dividendët, lojërat e fatit, pasuritë, dhe çdo burim tjetër të ardhurash, kudo në botë.