Publikuar më: 01/07/2025
Shoqëritë tregtare
Shoqëritë tregtare janë persona juridikë të krijuar për të ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim fitimi, sipas Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar. Këto shoqëri regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe bëhen subjekt i detyrimeve tatimore pas regjistrimit.
Format kryesore të shoqërive tregtare në Shqipëri, janë:
| Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar | SH.P.K | Kapital minimal: 100 lekë. Ortakët nuk përgjigjen personalisht për detyrimet. |
| Shoqëri aksionare | SH.A | Kapital minimal: 3,500,000 lekë. Aksionarët përgjigjen vetëm me aksionet e tyre. |
| Shoqëri kolektive | SH.K | Ortakët përgjigjen personalisht dhe solidar për detyrimet. |
| Shoqëri komandite | SH.Kom. | Ka ortakë aktivë (me përgjegjësi të plotë) dhe komanditë (vetëm me kapitalin e tyre). |
