Publikuar më: 14/10/2025
Të ardhurat e tatueshme
Sipas ligjit në fuqi, në Republikën e Shqipërisë, konsiderohen të ardhura tatueshme, përfshirë por pa u kufizuar vetëm në këto:
- Të ardhurat nga puna;
- Të ardhurat nga puna jashtë vendit, nëse punëmarrësi është rezident shqiptar
dhe të ardhurat nga puna në Shqipëri, nëse punëmarrësi është jorezident shqiptar; - Të ardhurat e realizuara nga pasuria e paluajtshme dhe e luajtshme, përfshirë fitimet nga qiratë, shitjet, apo të drejtat mbi pasuritë që ndodhen në territorin shqiptar kur përfituesi është rezident shqiptar ose jorezident. Ndërsa, mbi pasuritë që ndodhen në jashtë territorit shqiptar, të ardhurat konsiderohen të tatueshme kur përfituesi është rezident shqiptar.
- Fitimet nga shitja e aksioneve dhe të drejtave të ngjashme;
- Dividendët dhe fitimet kapitale nga entitetet rezidente, përfshirë interesat dhe fitimet nga instrumentet financiar;
- Të ardhurat nga honoraret;
- Fitimet nga lojërat e fatit, trashëgimitë dhe dhurimet;
- Të ardhurat nga mjetet virtuale (kriptovalutat); etj.
