Publikuar më: 14/10/2025
Zbritjet nga baza tatimore
Zbritjet janë lehtësime që ju ndihmojnë të ulni shumën e të ardhurave mbi të cilat llogaritet tatimi. Me fjalë të thjeshta, ato janë përjashtime që ju ndihmojnë të paguani më pak tatim, për sa kohë plotësoni kushtet ligjore.
Baza tatimore vjetore zvogëlohet me kompensimet dhe zbritjet e përcaktuara sipas këtij ligji. Nëse diferenca midis të ardhurave vjetore të tatueshme dhe shumës totale të kompensimeve dhe zbritjeve është negative, baza tatimore vjetore konsiderohet të jetë zero.
Zbritjet personale nga paga bazë përfshihen gjatë deklarimit të të ardhurave vjetore.
Zbritjet për fëmijët në ngarkim dhe për shpenzimet arsimore kërkohen vetëm përmes deklaratës vjetore të të ardhurave. Në një familje, vetëm një anëtar (ai me të ardhurat më të larta) mund të kërkojë këto zbritje.
