Publikuar më: 22/01/2025
Lufta kundër terrorizmit dhe financimit të tij, Tatimet: Ja udhëzuesit për masat mbrojtëse që duhet të marrin OJF-të
Lufta kundër terrorizmit dhe financimit të tij mbetet prioritet global për komunitetin ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, vendet kanë ndërmarrë vlerësime kombëtare të rrezikut për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Qëllimi është të identifikohen tendencat, tipologjitë, burimet e reja të financimit dhe metodat që përdorin organizatat terroriste për të administruar dhe kanalizuar pasuritë e tyre.
Duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, publikimet e FATF për sektorin e OJF-ve, Vlerësimin Kombëtar të Riskut të Shqipërisë të vitit 2023, si dhe në tipologjitë e identifikuara nga raportimet për aktivitete të dyshimta (RAD) dhe eksperiencën e organeve të zbatimit të ligjit, ju ofrojmë:
- Udhëzuesin për sanksionet financiare në lidhje me terrorizmin, financimin e tij dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, që shpjegon detyrimet e vendosura nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
- Udhëzuesin për Organizatat Jofitimprurëse mbi financimin e terrorizmit, i cili ndihmon në identifikimin e rreziqeve dhe parandalimin e keqpërdorimit të OJF-ve në mbështetje të aktiviteteve terroriste
Këto dokumente janë të rëndësishme për përmbushjen e angazhimeve tona ndërkombëtare dhe mbrojtjen e OJF-ve nga keqpërdorimet e mundshme.
Udhëzues-Sanksionet-nderkombetare-2020
Udhezues-Per-Organizatat-Jofitimprurese-mbi-Financimin-e-Terrorizmit
