Misioni
Misioni i Administratës Tatimore është mbledhja e të ardhurave tatimore përmes procedurave të thjeshta dhe me kosto minimale, duke zbatuar njëtrajtësisht legjislacionin tatimor, për financimin e buxhetit të shtetit shqiptar.
Për arritjen e këtyre qëllimeve, Administrata Tatimore i asiston tatimpaguesit me shërbime të cilësisë së lartë, në mënyrë që ata t’i përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
Administrata Tatimore është e ngarkuar me ligj dhe e detyruar që, të monitorojë, të vlerësojë dhe të ndëshkojë, çdo sjellje të çdo tatimpaguesi, që nuk zbaton, keqzbaton me dashje apo jo, përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Administrata Tatimore është mbështetëse për qeverinë, në hartimin e politikave tatimore, paraprirë nga një proces informimi periodik.
Vizioni
Vizioni ynë është që Administrata Tatimore shqiptare të jetë një organizatë e cila i përmbush standardet e administratave tatimore të cilësisë së lartë në mbarë botën, si:
Vlerat
Vlerat e forta e rrisin besimin dhe mbështetjen që ka komuniteti i tatimpaguesve, për mënyrën se si e administrojmë sistemin tonë tatimor. Vlerat tona mbështeten:
Te besimi i tatimpaguesve
E rrisim besimin e komunitetit të tatimpaguesve përmes rritjes së aftësive tona profesionale, përmes reagimit ndaj problemeve të tyre, përmes rritjes së transparencës ditë pas dite, përmes trajtimit me drejtësi, barazi dhe ndershmëri të tatimpaguesve, përmes ruajtjes së niveleve të larta të integritetit moral, si edhe përmes nxitjes së kulturës së respektit reciprok.
Te zbatimi i normave të etikës dhe të luftës kundër korrupsionit
E zbatojmë me forcë ligjin, sipas standardeve etike të administratës sonë, me tolerancë zero kundër korrupsionit, sepse kjo mënyrë administrimi u jep tatimpaguesve garanci për drejtësinë dhe siguri.
Te mbështetja te tatimpaguesit
Mbështetemi te tatimpaguesit, te kontributi i profesionistëve në fushën e financave dhe tatimeve dhe te ndërmjetësit e tjerë të zbatimit të ligjit, të cilët kërkojnë të veprojnë drejt, duke punuar me ta përmes konsultimeve dhe bashkëpunimit dhe duke u mbështetur te parimi i pajtueshmërisë vullnetare.
Te raportimi
Jemi transparentë në raportimin e aktiviteteve tona dhe në marrjen e mendimeve të publikut për çështjet e menaxhimit të riskut. I dëgjojmë dhe reagojmë ndaj mendimeve të tatimpaguesve. Do të marrim hapa të mëtejshëm për t’i ndihmuar tatimpaguesit ta rrisin nivelin e njohurive dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore, si edhe për të punuar drejt uljes së kostove administrative për biznesin dhe për DPT-në.
Ilir Binaj është lindur në Durres në 23 Shkurt 1976. Prej muajit Tetor 2024, z.Binaj mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve
Përpara kësaj detyre Z. Binaj ka pasur një eksperiencë të gjatë në fushën e auditimit dhe taksave ku për më shumë se 15 vite ka mbajtur pozicione si Drejtues ne kompani te ndryshme ndërkombëtare.
Z.Binaj është i Çertifikuar si Auditues Publik në Kaliforni (CPA), si Kontabilist i Çertifikuar Global i Menaxhimit (CGMA) në Mbreterine e Bashkuar, dhe si Auditues Ligjor në Shqipëri.
Studimet e larta z. Binaj i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomisë, në degën Financë në vitin 2002, ndërsa studimet Master i kreu në “Business Administration” në Universitetin e Dallas Baptist, SHBA në vitin 2009. Gjithashtu Z.Binaj zoteron një Diplomë Master Profesional për Kontabilitet dhe Taksa nga Universiteti i Teksasit.
Z.Binaj është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA) i Certifikuar per sherbime te zbulimit te mashtrimit financiar dhe vleresimit te bizneseve.
Gjeni më poshtë dokumentacionin përkates në lidhje me këtë kategori.
Administrata Tatimore Qëndrore bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përbëhet nga:
Administrata Tatimore është institucion qendror, në varësi të Ministrit të Financave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është autoriteti tatimor qendror i vetëm në Republikën e Shqipërisë, që zbaton dhe administron tatimet kombëtare, pagesat publike dhe mbledhjen e kontributeve.
Drejtoria Rajonale Tatimore, varet nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm Territorial dhe drejtohet nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale.
Struktura organizative
Organigrama e administratës tatimore qendrore miratohet nga Ministri i Financave, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Administrata Tatimore Qëndrore bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatime dhe 14 Drejtori Rajonale Tatimore.
Funksionet e Administratës Tatimore
Administrata Tatimore Qëndrore është e organizuar në drejtori, sipas funksioneve të mëposhtme:
Dokumenta ndihmëse
Të drejtat e tatimpaguesit
Reforma e tatimeve në Shqipëri po ecën me hapa të shpejtë dhe konkretë. Ligji për procedurat tatimore është “kushtetuta” që udhëheq administratën tatimore drejt praktikave më të mira, moderne, ndërkombëtare dhe një transformimi organizativ, ku marrin përparësi shërbimet ndaj tatimpaguesve, edukimi dhe vetëvlerësimi, të drejtat e tatimpaguesve dhe një sistem efikas apelimi. Ky ndryshim rrënjësor nuk ndodh brenda një dite, por themelet janë hedhur dhe në mënyrë të qartë dhe të pakthyeshme po punohet drejt një administrate tatimore model. Partneriteti i ri me tatimpaguesin mundëson më shumë bashkëveprim, minimizon barrën administrative dhe kërkon njohje dhe zbatim me ndershmëri të të drejtave dhe detyrimeve nga të dyja palët.
Ligji për procedurat tatimore, i cila ka hyrë në fuqi në 25 qershor 2008, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë mbi “Të Drejtat e Tatimpaguesit”.
Konkretisht :
Çdo tatimpagues ka të drejtë që të marrë falas informacion për legjislacionin tatimor dhe ndihmë për zbatimin e tij, nga zyrat për shërbimin e tatimpaguesve.
Çdo tatimpagues ka të drejtë që të trajtohet në mënyrë të paanshme, profesionale dhe etike nga administrata tatimore.
Çdo tatimpagues ka të drejtë që t’i ruhet konfidencialiteti për të dhënat e veta tatimore.
Çdo tatimpagues ka të drejtë që të marrë njoftim për aktet administrative, veprimet ose mosveprimet për mbledhjen e detyrimeve tatimore, të cilat prekin pasurinë e tij.
Çdo tatimpagues ka të drejtë që t’i bëhen nga administrata tatimore, në zbatim të kompetencave të saj, kontrolle të arsyeshme, në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve ligjore.
Çdo tatimpagues ka të drejtë që të marrë përgjigje me shkrim kur ka mosmarrëveshjeje për një vlerësim tatimor të kryer në lidhje me arsyet, mënyrën e vlerësimit dhe vendimin e marrë.
Çdo tatimpagues ka të drejtë që të emërojë një përfaqësues në marrëdhëniet me administratën tatimore.
Çdo tatimpagues ka të drejtën e ankimimit, të parashtrojë argumentet e tij përpara marrjes së një vendimi nga administrata tatimore për të dhe pasurinë e tij, si dhe të ketë një shqyrtim të pavarur administrativ në rast ankimimi.
Karta e Tatimpaguesit
Çfare eshte dhe ç’përfaqeson Karta e Tatimpaguesit
Karta e Tatimpaguesit është një “statut i tatimpaguesit” në të cilën paraqiten të drejtat, por edhe detyrimet e tatimpaguesve.
Ky dokument nuk është një akt juridik në llojin e tij, por me anë të tij, bëhen publike të drejtat dhe detyrimet aktuale, të mirë përcaktuara në bazën ligjore të të drejtave të njeriut në tërësi, si dhe të atyre të natyrës tatimore në veçanti.
Me bërjen publike të saj qeveria shqiptare, njeh dhe presumon vullnetin e mirë të tatimpaguesve, duke i nxitur ato në përmbushjen vullnetare të detyrimeve të tyre fiskale. Njëkohësisht ajo përgjegjëson më thellë qëndrimin e administratës tatimore në shërbim të promovimit vlerave të barazisë, të respektimit të të drejtave përmbushjes së detyrimeve të tatimpaguesve.
Ky dokument, i adresohet çdo tatimpaguesi, por edhe çdo zyrtari tatimor, për t’i paraprirë edhe çdo aksioni të vullnetshëm midis tyre, në dobi të respektimit të të drejtave dhe detyrimeve reciproke.
Karta duke pasur karakter publik, bëhet një dokument i përthithshëm për të gjitha moshat e intersuara.Ajo mund të orientojë edhe programimin e kurrikulave të vecanta për fiskalitetin në nivele të ndryshme të arësimit shqiptar, deri sot tokë pothuaj e pashkelur.
Së fundi, me publikimin e Kartës, garantohen në një stad më të lartë të drejtat e tatimpaguesve në Shqipëri, duke i pavarësuar ato nga modifikimet apo ndryshimet e zakonshme që u bëhen ligjeve tatimore.
Ajo mirëklimatizon qytetarinë fiskale në vend.
Kujt i adresohet kjo kartë
Karta në mënyrë të drejtpërdrejtë i adresohet njëkohshëm dyshes partnere, tatimpagues – administratë tatimore. Ajo ndikon në nxitjen e frymës e iniciativave të bashkëpunimit, duke i ndërgjegjësuar në aspekt të njohjes së të drejtave dhe detyrimeve, me synim të përmirësimit të përpjekjeve të plotësimit vullnetar të cdo detyrimi nga tatimpaguesit.